Bebe Rexha flet për çrregullimin bipolar: Doja të hidhesha nga makina dhe...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:42 27-02-2020 Bebe Rexha flet për çrregullimin bipolar: Doja të hidhesha nga makina dhe... Bebe Rexha

Në prill të vitit të kaluar këngëtarja nga Dibra, Bebe Rexha ka ndarë me fansat sëmundjen e saj.

Tashmë ajo ka folur hapur në lidhjet me përvojat e këqija nga çrregullimi bipolar.

Në një intervistë për Self, Bebe tha se frika e saj më e madhe gjatë gjithë jetës së saj, ishte se mos çmendej.

Sipas saj, në momentet e luhatjes së humorit, pati mendime jo normale si dëshirën për t'u hedhur nga makina dhe për t'u shtypur në rrugë. Kjo e bëri Bebe Rexhën të kërkojë ndihmë profesionale.

“Ilaçet më ndihmuan të jem pak më e përqendruar në mënyrë që të mund të shkruaj për ndjenjat e mia. Por nuk e heq plotësisht ankthin apo trishtimin. Më ka ndihmuar të bëj një jetë më të ekuilibruar. Kur ilaçet filluan të jepnin efekte, nuk mund ta besoja sesi njerëzit mund të ndiheshin kaq mirë,”- u shpreh ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073339939117432
array(1) { ["section"]=> string(79) "bebe-rexha-flet-per-crregullimin-bipolar-doja-te-hidhesha-nga-makina-dhe-196663" }