Bebe Rexha modifikon këngën e saj të njohur, e bën me muzikë popullore shqiptare (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:03 23-09-2020 Bebe Rexha modifikon këngën e saj të njohur, e bën me muzikë popullore shqiptare (VIDEO) Bebe Rexha

Bebe Rexha gjithnjë e më shumë tregon se edhe pse larg vendlindjes që në moshë të vogël, gjuhën, zakonet dhe traditat nuk i ka harruar.

Këngëtarja me famë botërore shpeshherë gatuan receta tradicionale shqiptare, dhe nuk nguron që t'i ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Jo më larg se javën e kaluar ajo postoi në Instagram disa video nga kopshti i saj me perime, duke folur shqip.

Ndërkohë sot, Bebe ka postuar dy video në Instastory, ku shihet duke kërcyer me këngën e saj “Say my name”, por në remix me motive popullore shqiptare.

Kënga është risjell me çifteli nga muzikanti shqiptar Jurgen Pecnikaj i cili njihet në Instagram për versionet e reja me çifteli të këngëve moderne.

  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011680841445923
array(1) { ["section"]=> string(92) "bebe-rexha-modifikon-kengen-e-saj-te-njohur-e-ben-me-muzike-popullore-shqiptare-video-221402" }