Bebe Rexha një shqiptare e vërtetë, ja mesazhi në shqip për koncertin në Tiranë (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:20 24-08-2016 Bebe Rexha një shqiptare e vërtetë, ja mesazhi në shqip për koncertin në Tiranë (Foto)

Lajmi se kantautorja e njohur me origjinë nga Dibra, Bebe Rexha, do performojë live në Tiranë, konfirmohet më në fund nga vetë ajo.

Bebe Rexha shkruan: “Shqiptarë, bëhuni gati! Unë do performoj në Tiranë më 9 shtator. Ju rujt zoti të gjithëve!” Kjo është hera e parë që kantautorja do performojë live në shqipëri.

Bashkë me shqiptaren në koncert do të vijnë edhe muzikanti Fatboy Slim dhe dyshja e njohur britanike Honne.

Bebe Rexha është bërë e njohur pas pjesëmarrjes në hitin “Take Me Home” të Cash Cash në 2013 dhe “Hey Mama” nga David Guetta në 2015. Ajo njihet edhe si bashkautore e hitit të kënduar nga Rihanna dhe Eminem “The monsters”. Kjo këngë u rendit e para në “Billboard Hot 100” në SHBA, në 2013-ën.

Bashkëpunimi më i fundit i saj është ai me Martin Garrix për këngën “In The Name of Love”. Kënga është publikuar muajin e kaluar.

ScBeberexhaaadenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15886187553406
array(1) { ["section"]=> string(89) "bebe-rexha-nje-shqiptare-e-vertete-ja-mesazhi-ne-shqip-per-koncertin-ne-tirane-foto-50728" }