Bebe Rexha thirrje shqiptarëve në botë: Është shansi të ndihmoni të prekurit nga tërmeti, të rindërtojmë së bashku jetët e tyre

Publikuar tek: politike, më 16:49 02-12-2019 Bebe Rexha thirrje shqiptarëve në botë: Është shansi të ndihmoni të prekurit nga tërmeti, të rindërtojmë së bashku jetët e tyre Bebe Rexha

Bebe Rexha pas vizitës së familjes së Musa Dacit në Bubq, shkoi tek një tjetër familje e prekur rëndë nga tërmeti në Bizë, Ishëm.

Aty këngëtarja do të ndërtojë shtëpinë e dytë për ti ardhur në ndihmë shqiptarëve në këto ditë të vështira.

Ndërkohë Bebe u bëri thirrje edhe shqiptarëve të tjerë nëpër botë që të ndihmojnë familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Këngëtarja me famë botërore tha se ky është shansi i çdo shqiptari në botë për të kontribuar në rindërtuar jetët e tyre.

Bebe Rexha: “Jam krenare që jam shqiptare. Jam e lumtur që po ndihmoj një tjetër familje. Kjo është shtëpia e dytë që do ndërtoj. Ne jemi shumë të fortë dhe jam krenare që jam shqiptare, që po ndihmoj këtë njerëz. I them gjithë shqiptarëve në botë ky është shansi të ndihmoni shqiptarët, të dhuroni, të ndihmojmë njërëzit tanë, ti rindërtojmë jetët, ti japim jetë më të mirë. Faleminderit President dhe Zoti i bekoftë shqiptarët.”

Bebe udhëtoi nga SHBA, duke lënë pas projektet e saj, për tu ardhur në ndihmë shqiptarëve të dëmtuar nga tërmeti.

Ajo shprehur solidaritetin e saj për situatën e rëndë ku ndodhet vendi. Ndërsa tha se do vazhdojë të mbledhë donacione me fansat e saj për ndërtimin edhe të banesave të tjera.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020185947418213
array(1) { ["section"]=> string(132) "bebe-rexha-thirrje-shqiptareve-ne-bote-eshte-shansi-te-ndihmoni-te-prekurit-nga-termeti-te-rindertojme-se-bashku-jetet-e-tyre-188143" }