Bebe Rexha vlerësohet me çmimin 'Platin' në SHBA

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:46 13-01-2017 Bebe Rexha vlerësohet me çmimin 'Platin' në SHBA

Këngëtarja e njohur shqiptare duket se po përjeton sukse të mëdha në botën e muzikës.

Hiti i suksesshëm “In the name of Love” i këngëtares shqiptare Bebe Rexha në bashkëpunim me holandezin Martin Garrix u certifikua sot Platin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të publikuara zyrtarisht nga kompania RIAA që analizon këngët dhe albumet më të suksesshme, “In the name of Love” i Bebe Rexha dhe Martin Garrix është shitur në mbi një milion kopje vetëm në territorin amerikan, pa përmendur suksesin edhe në vendet e tjera të botes si Australi, Britani e Madhe, Gjermani, Meksikë, Rusi dhe Japoni.

Nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare nga Dibra e Madhe certifikohet platin në Shtetet e Bashkuara.

Vetëm disa muaj më parë ishte bashkëpunimi i saj me reperin G-Easy “Me, Myself and I” që mori të njëjtin vlerësim. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052099943161011
array(1) { ["section"]=> string(52) "bebe-rexha-vleresohet-me-cmimin-platin-ne-shba-65384" }