‘Bebi juaj ka vdekur pas lindjes’, arrestohen disa mjekë dhe infermierë që mashtronin nënat dhe iu shisnin foshnjet për 5000 euro

Publikuar tek: bota, më 19:45 21-01-2021 ‘Bebi juaj ka vdekur pas lindjes’, arrestohen disa mjekë dhe infermierë që mashtronin nënat dhe iu shisnin foshnjet për 5000 euro Foto ilustruese

Anëtarët e një sindikate e konsideruar "korrje foshnjash" dhe trafikim të fëmijëve janë arrestuar në Gana.

Këto arrestime vijnë pas një operacioni të ashpër ku dy foshnje iu shitën hetuesve për rreth 5,000 dollarë, më saktë 4800 dollarë secili. Dy djemtë e shpëtuar tani janë nën kujdesin e autoriteteve.

11 të dyshuarit përfshijnë dy mjekë, katër infermierë, dy nëna, dy oficerë të mirëqenies sociale dhe një mami.

Ata dyshohet se po operonin në objektet shëndetësore në kryeqytetin Akra dhe qytetin fqinj të Temas. Autoritetet besojnë se disa prej nënave mund t'u jetë thënë se foshnjat e tyre kishin vdekur pas lindjes.

Ata thonë se të tjerët që nuk ishin në gjendje të kujdesen për të sapolindurit e tyre, mund të jenë inkurajuar t'i shesin ato.

Thomas Naadi i BBC-së në Akra thotë se çështja ka qenë një befasi për shumë persona në Gana, ku bisedat për "korrje foshnjash" nuk janë të reja, por deri më tani nuk kishte pasur prova të praktikës së shitjes së tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vijojnë shifrat e LARTA të Covid-19 në Itali e Britani, në SHBA dhe Meksikë po vdesin mijëra njerëz çdo ditë
Autoritetet gjermane në alarm, vdes një person i infektuar për herë të dytë nga koronavirusi »
Article Logic
Execution time: 0.010583877563477
array(1) { ["section"]=> string(133) "bebi-juaj-ka-vdekur-pas-lindjes-arrestohen-disa-mjeke-dhe-infermiere-qe-mashtronin-nenat-dhe-iu-shisnin-foshnjet-per-5000-euro-235896" }