“Becchetti fiton në Arbitrazh”, flet Rama: Palët nuk shprehen deri në mbarim të procesit

Publikuar tek: politike, më 22:45 16-05-2019 “Becchetti fiton në Arbitrazh”, flet Rama: Palët nuk shprehen deri në mbarim të procesit

Kryeministri Edi Rama është pyetur rreth lajmit që ka qarkulluar në mediat sociale se ish pronari i televizionit Agon Channel ka fituar ndaj Shqipërisë që Arbitrazhin e Strasburgut, dhe shteti ynë është detyruar ti paguajë mbi 100 milion euro dëmshpërblim.

Rama nuk ka dhënë asnjë informacion, duke shtuar se Arbitrazhi “ka një klauzolë konfidencialiteti që nuk i lejon palët të flasin”.

“Në arbitrazh ka një klauzolë konfidencialiteti. Që deri në mbarim të procesit,palët nuk shprehen. Dhe ka një klauzolë që i obligon palët të mos shprehen. Dhe është gjykata apo arbitrazhi që në përfundim të procesit do të shprehet. Për momentin kemi portalet”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067899227142334
array(1) { ["section"]=> string(91) "becchetti-fiton-ne-arbitrazh-flet-rama-palet-nuk-shprehen-deri-ne-mbarim-te-procesit-164624" }