Becchetti : Prokuroria dhe gjykatat në duart e Edi Ramës, Agon Channel frikësoi qeverinë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:01 11-06-2015 Becchetti : Prokuroria dhe gjykatat në duart e Edi Ramës, Agon Channel frikësoi qeverinë Francesco Becchetti

Francesco Becchetti ka dhënë një intervistë për gazetën italiane ''La Repubblica'' ku shpjegon pozicionin e tij dhe ku thotë se ka fakte për të provuar të kundërtën e hetimit të ngritur nga Prokuroria shqiptare. Ai rrëfen se në 2 vitet e hetimit, nuk është dëgjuar nga prokuroria. “Në dy vitet e hetimit nuk jam dëgjuar nga ata që po më hetojnë. Unë do ta kisha mbytur hetimin e tyre që në djep.”, thotë Becchetti.

Ai thekson se prokuroria dhe gjykatat janë në duart e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“Pse nuk është kontrolluar nuk do të thotë që televizioni im nuk është i kontrollueshëm. Dallimi mes Agon Channel dhe kanaleve të tjera në Shqipëri është se frikësojmë qeverinë shqiptare. Informacioni është i lirë, ne denoncojmë korrupsionin dhe mashtrimin. Në fushatën zgjedhore ne kemi akuzuar, natyrisht. Por nuk ndalemi, ne do të shkojmë përpara.”, thotë Becchetti.

 

Intervista e plotë

Jeni nën akuzë për evazion fiskal dhe pastrim parash…

Për akuzën e pastrimit të parave jemi të përkushtuar në 4 linja juridike. Ata kanë dyshime rreth 3 pagesave, një nga 12 milionë, një tjetër 1 milion dollarë, i treti për 300 mijë. Është me të vërtetë e pabesueshme, duke marrë parasysh se në vitin 2014 FTI Consulting vërtetoi se të gjitha paratë e investuara në Shqipëri erdhën nga kompanitë e mia italiane, përveç 10 milionëve që vijnë nga  Deutsche Bank. Prokuroria ka dërguar tre letra porosie një vit më parë, dy nga të cilat në Itali dhe Lihtenshtejn, pa asnjë përgjigje. Sa për evazionin prej 5 milionësh, është se unë ende kam për të paguar organet tatimore të Shqipërisë.

40 milionët, me të cilët në vitin 2014 u hap Agon Channel Italia, ku i morët?

Këto para vijnë nga një prej bankave më të mëdha në Evropë. Ka një kredi, por rezultat i një zgjidhjeje, një marrëveshje mes një kompanie në grupin tim dhe një banke. Unë nuk mund të zbuloj emrin, por i’u them se bëhet fjalë për jo më shumë se 16 transferta. Prokurori i Tiranës duhet të kontrollojë përpara se të kërkojnë arrestimin tim.

A keni dokumente për të provuar këtë që po thoni?

Sigurisht! Por në dy vitet e hetimit nuk jam dëgjuar nga ata që po më hetojnë. Unë do ta kisha mbytur hetimin e tyre që në djep.

Pse duhet ta kenë kaq shumë me ju?

Pse nuk është kontrolluar nuk do të thotë që televizioni im nuk është i kontrollueshëm. Dallimi mes Agon Channel dhe kanaleve të tjera në Shqipëri është se frikësojmë qeverinë shqiptare. Informacioni është i lirë, ne denoncojmë korrupsionin dhe mashtrimin. Në fushatën zgjedhore ne jemi akuzuar, natyrisht. Por nuk ndalemi, ne do të shkojmë përpara.

Po, por si? Ata duan të sekuestrojnë,aksionet në kompani, llogaritë rrjedhëse …

Nëse na rrëzojnë një kapanon, ne do të ndërtojmë një tjetër! Rreth 500 punonjës që punojnë në televizionin tim nuk duhet të heqin dorë.

Nëse ju bllokojnë aksionet, si do t’i paguani kontratat me miliona me yjet që keni punësuar në Agon Channel?

Nuk e di, do shohim.

Qendra e hetimit në Shqipëri nuk është Televizioni juaj, por HEC-i i Kalivaçit, 200 km në jug të Tiranës, që 18 vjet më parë ju nisët ta ndërtonit, por ai ende nuk ka përfunduar.

Ndërkohë, ne kemi krijuar vende pune prej 80 milionë euro. Qeveria nuk ka hedhur 1 cent, dhe për këtë duhet të na falenderojë. Por kjo do të përfundojë shumë shpejt.

Ata iu akuzojnë grupin tuaj se keni blerë me çmime 20 herë më të larta se transfertat ndërmjet Beu (kompani e cila mban koncesionin), Kalivaç Green Energy (kompani lokale) dhe Energy Company e drejtuar nga nëna juaj. A mund të na e shpjegoni?

Unë sfidoj këdo që të provojë se këto çmime nuk janë në përputhje me ato ndërkombëtaret. Edhe në qoftë se ato janë më të larta, kjo nuk duhet marrë parasysh, sepse negociatat kanë qenë private.

Pse nuk e provoni pafajësinë tuaj në një gjykatë të Shqipërisë?

Unë nuk e përjashtoj që prokuroria dhe gjykatat janë në duart e kryeministrit shqiptar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bilanci i policisë, në një ditë 9 arrestime, urdhër mbrojtje për një burrë
Vrasja në Thumanë arrestohet bashkëpunëtori, gjendet arsenal armësh në banesën e tij »
Article Logic
Execution time: 0.013278007507324
array(1) { ["section"]=> string(91) "becchetti-prokuroria-dhe-gjykatat-ne-duart-e-edi-rames-agon-channel-frikesoi-qeverine-13268" }