Becchetti, si arriti të paguajë miliona lekë në muaj për emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare

Publikuar tek: aktualitet, më 20:09 08-06-2015 Becchetti, si arriti të paguajë miliona lekë në muaj për emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare

Agon Channel u themelua më në 5 Prill 2013 nga biznesmeni Francesco Becchetti. Studio dhe regjia ishin në Shqipëri  por sinjali i Agon Channel synonte të shtrihej në Europë. Me një staf italo-shqiptar më datë 5 prill të vitit 2013 Agon Channel nisi transmetimin me një programacion të larmishëm.

Emra të njohur të gazetarisë pozicionuar prej vitesh në disa nga televizionet më të rëndësishme në vend, braktisën ekranet ku punonin për t’ju bashkuar televizionit të ri të Becchetit.

Kështu Adi Krasta, u largua nga Top Channel, një ikje që bëri shumë bujë dhe u përfol jo pak edhe nga vetë kolegët e tij. Sonila Meço la televizionin Klan ku gjendej në krah të Ardit Gjebreas për t’u bërë kështu një figurë qëndrore e kanalit të ri. Saimir Kodra ishte një tjetër lëvizje shumë e përfolur që iu largua Fiks Fre për të bërë diçka afërsisht të ngjashme me Gent Zenelaj nëpërmjet “Ca thu”? Mustafa Nano braktisi gjithashtu Top Channel për t’ju bashkuar stafit të Agonit. Papritur Agoni u kthye edhe në televizionin më të kërkuar nga gazetarët të cilët nuk mund të mos josheshin nga rrogat  e larta që ky televizion ofronte.

Zërat dolën dhe flitej për rroga që arrinin deri në 250 mijë euro për sezon, siç ishte rasti i gazetarit Adi Krasta  apo gazetarit Lubonja që gjithashtu ishte mjaft i paguar.

Rrogat më minimaliste kapnin shifrat e 600 eurove, e dalë-ngadalë  më datë 02.12. 2014 Agon Channel Italia nisi transmetimin e tij por vetëm 15 ditë më pas drejtori i lajmeve në Agon Channel Italia u dorëhoq nga ky post.

Italiani Antonio Caprarica deklaroi asokohe se ky televizion nuk garantonte as instrumentat bazë për prodhimin e lajmeve por nga ana e televizionit një gjë e tillë u cilësua si “groteske”.

“Nga një aparat telefonik për të gjithë por vetëm një printer" thoshte në intervistën e tij drejtori i dorëqequr i Agon channel Italia duke nënkuptuar se aty askujt nuk i interesonte lajmi.

40 milion euro investimi fillestar (nga të cilat 25 në Itali dhe 15 në Shqipëri), me qëllim arritjen e paktën 20 milionë të ardhurave nga reklamat, në vetëm vitin e parë.  Këto janë shifrat e para të Agon Channel që nxitën edhe mediat italiane të hetojnë për pasurinë e mistershme të biznesmenit.

Rai 3 disa javë më parë do të dilte me një artikull investigues ku pyeste se ku e kishin burimin paratë e Becchetit dhe përse ishte hapur ky televizion.

Disa javë më vonë, pra sot  më 8 qershor prokuroria zbardhi skemën gjigande të pastrimit të parave duke sekuestruar 60 % të aksioneve të pronarit të Agon Channel i cili tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar e ndërsa Gjykata lëshoi urdher arresti për bashkëpunëtorët e tij, Liliana Condomitti,(nëna e Becchetit) e përfshirë në ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit si dhe arrestoi Erjona Tropolini dhe Pranvera Gjikën, kjo e fundit një drejtuese banke e nivelit të dytë që fshihte transaksionet e miliona eurove.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentat në Durrës, vritet në zonën e ish-kënetës 31 vjeçari nga Laçi, po luante bixhoz
Reagon “Agon Channel”: Nuk ka asnjë provë për para me origjinë kriminale, sulm nga shteti »
Article Logic
Execution time: 0.013004064559937
array(1) { ["section"]=> string(98) "becchetti-si-arriti-te-marre-miliona-leke-ne-muaj-emrat-me-te-njohur-te-gazetarise-shqiptare-13022" }