Bashkia e Tepelenës ka prezantuar dje projektin për stadiumin e ri të qytetit, “Ali Pashë Arena”.
Ashtu siç edhe e cilëson bashkia e qytetit, projekti duket të jetë vërtet ambicioz, megjithëse nga një vëzhgim sipërfaqësor i newsbomb.al u identifikuan menjëherë disa probleme.
Një nga më të habitshmet është se sipas këtij projekti stadiumi do të ketë ulëse vetëm në tribunë, ndërsa pjesët e tjera do jenë të mbyllura me mur. Çka është shumë qesharake pasi edhe kalçetot tashmë e kanë të paktën edhe zonën përballë tribunës. /Newsbomb.al.