Befason deputeti i PS: Lista e PD, humbje për politikën por fitore për Bashën

Publikuar tek: aktualitet, më 06:16 27-05-2017 Befason deputeti i PS: Lista e PD, humbje për politikën por fitore për Bashën

Mbrëmë në mesnatë PD dorëzoi në limitet e afatit të skadencës listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Në lista pati shumë surpriza, si përjashtimi të figurave kryesore të PD dhe kohët e fundit u bënë “rebelët” e kësaj force politike, duke kritikuar hapur lidershipin e demokratëve, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, e Eduart Selami.

Deputeti i PS, Alfred Peza e konsideron listën e PD një humbje për politikën dhe një fitore për Lulzim Bashën, për një përmbledhje që ish-gazetari ka bërë për ditën e parë të fushatës.  

SHKRIMI I PLOTË: 

Sapo ka startuar zyrtarisht, fushata elektorale per zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Ndaj edhe kam hapur fleten e pare te ketij ditari, ne kete hapesire te komunikimit virtual. Nje takim i perditshem afer mesantes, deri ne daljen e rezultatit zyrtar te ketyre zgjedhjeve. Kjo nisme publicistike synon te ofroje nje deshmi per zhvillimet e ketij muaji politiko-elektoral, ne nje kendveshtrim krejt personal.

Keto jane zgjedhjet e 9-ta te pergjitheshme Parlamentare qe Shqiperia zhvillon pas rrezimit te komunizmit. Ne KQZ eshte regjistruar zyrtarisht vetem nje koalicion partish te djathta te grupuara rreth PD, me liste te perbashket kandidatesh. Partite e tjera te majta, jane te regjistruara per te garuar, secila me vete. 

Fillimi i kesaj fushate perkon me nje vecori absolute. Bashke me startin e kohes qe ligji yne elektoral i jep ne dispozicion partive, koalicioneve dhe kandidateve ne kerkim te votave, ka nisur edhe agjerimi per muajin e shenjte te Ramazanit nga besimtaret muslimane. Si per ti shkuar deri ne fund ketij oguri te mire besoj, perfundimi i fushates ne te dielen e zgjedhjeve, perkon me diten e Bajramit te Madh.

Vecoria tjeter absolute eshte se te gjitha partite qe kane grupe parlamentare ne Kuvendin aktual, jane te perfaqesuara ne qeveri. Per here te pare kemi Kryeminister te mazhorances qe drejton nje qeveri me ministra kujdestare per zgjedhjet, edhe nga opozita.

PD nuk na zhgenjeu as sot, duke mos e prishur traditen e te gjitha zgjedhjeve, per shkeljen e afatit zyrtar te dorezimit te listave te kandidateve per deputete nga ana e partive kryesore politike, ne KQZ. Gazetaret priten me kot deri ne mesnate per ta bere publike ate. Nje taktike me sa duket e Kryetarit Lulzim Basha per ti vene ne gjume te pakenaqurit. Megjithate konfirmohet se mungesat e medha mes 26 deputeteve aktuale qe nuk rikandidohen me, jane Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Eduard Selami dhe Majlinda Bregu. Nje humbje per PD dhe politiken, por nje fitore ne planin personal brenda partise per Bashen.

Bashke me zgjedhjet Parlamentare, zhvillohen zgjedhjet lokale per kreun e ri te Bashkise se Kavajes, mes tri kandidateve nga PS, LSI dhe PD. Loja do te jete e forte por pa shkelqimin qe meritonte nese do zhvillohej me vete. Kot nuk thone: Kur ka diell, yjet nuk duken. Gara e madhe do ta eklipsoje garen e vogel, me siguri.

E shtuna e sotme i gjen lideret politike neper mitingjet e hapjes se fushates. Gongu ka rene. PS synon nje mandat te dyte duke kerkuar te fitoje e vetme 71 vende deputetesh per nje qeveri te re, te pa diktuar nga aleatet. PD do kerkoje rikthimin ne qeverisje pas 4 vitesh opozite. Por shumekush eshte koshient se vec te tjerash, eshte cudi qe te prishet tradita 20 vjecare, ku mazhorancat dhe opozitat ia kane lene vendin njera- tjetres vetem pas 8 vjetesh. Pra, vetem pasi kane konsumuar me pare nga dy mandate njera pas tjetres. LSI e ka derguar themeluesin dhe drejtuesin e saj historik Ilir Meta, ne Presiudence. Kryetari i ri Petrit Vasili dhe zevendesja e tij Monika Kryemadhi kane shpallur ambicjen per tu bere parti e pare. Por gara jashte koalicioneve, i ben te duken si ne ate shprehjen, se per te arritur Qiellin, duhet te marrin ne shenje Zotin!

Gara ka nisur. The show must go on. Le te fitoje partia dhe kandidatet me te mire. Per qytetaret, me e rendesishmja eshte qetesia. Shqiperise i duhen zgjedhje me standarde dhe te pakontestuara. Gje qe do te na conte edhe nje hap me prane endrres sone europiane. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapen 500 kg kanabis në një banesë në Tiranë, shoqërohen pronarët
“Krihte” makinat e parkuara, policia zbulon ç’vidhte gjatë natës lushnjari (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010796070098877
array(1) { ["section"]=> string(81) "befason-deputeti-i-ps-lista-e-pd-humbje-per-politiken-por-fitore-per-bashen-80137" }