Befason Donald Trump, çfarë bëri në dasmën e çiftit në New Jersey

Publikuar tek: bota, më 10:31 12-06-2017 Befason Donald Trump, çfarë bëri në dasmën e çiftit në New Jersey

Kristen Piatkowski dhe Tucker Gladhill dasmën e tyre do ta mbajnë mend përjetë.

 Krejt papritur presidenti Donald Trump u shfaq rreth orës 10:30 të mbrëmjes, në darkën që po mbahej në klubin e golfit “Trump National” në Bedminster Township të New Jerseyt.

Të ftuarit nuk ishin aspak në dijeni të faktit që Trump, i cili ka qëndruar në klubin e tij këtë fundjavë, do të shfaqej në dasmë, derisa agjentët e shërbimit sekret hynë në sallë pak minuta para se vet presidenti të hynte, për të hapur rrugën dhe për të bërë që të ftuarit të mos e rrethonin atë.

E pasi mbërriti në ceremoni, Trump pyeti për emrat e nuses dhe dhëndrit dhe pozoi me ta për foto. Madje, të pranishmit thanë se presidenti firmosi disa kapela me mbishkrimin “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish” dhe ua dha të pranishmëve, disa prej të cilëve brohorisnin për të dhe thërrisnin SHBA, SHBA.

Shtëpia e Bardhë ka qenë kryesisht e heshtur për aktivitetet e presidentit në fundjavë. Pjesëtarët e shtypit që e shoqëronin atë në Bedminster janë shprehur se e morën vesh praninë e Trump në dasmë vetëm nga fotot në rrjetet sociale. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm me molotov në një restorant në Paris, disa të lënduar
Sulm në një burg në Kongo, arratisen 935 të burgosur »
Article Logic
Execution time: 0.0098159313201904
array(1) { ["section"]=> string(70) "befason-donald-trump-cfare-beri-ne-dasmen-e-ciftit-ne-new-jersey-82143" }