Befason gazetarja: Ja sa vite burg mund të dënohet Adriatik Llalla

Publikuar tek: aktualitet, më 20:45 27-03-2018 Befason gazetarja: Ja sa vite burg mund të dënohet Adriatik Llalla

Gazetarja Klodiana Lala thotë se tashmë është zyrtare, prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ish kryeprokuorin Adriatik Llalla.

Gazetarja, e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” tha se Llalla rrezikon deri në 7 vite burg nëse faktohen akuzat e korrupsionit.

“Bëhet fjalë për një ullishte të blerë 9 vite më parë nga ai për 22 mln lekë, dhe tani ka kërkuar ta shesë për 50 mijë euro”, tha ndër të tjera Lala.

Deklarata:

Është zyrtare që prokuroria e Durrësit ka nisur hetim ndaj Llallës. Ky i fundit nuk ka statusin e të pandehurit, janë dyshime. Është ndër të paktat raste kur prokuroria po vepron në sekret të plotë hetimor. Hetimet 5 mujore janë kryer në diskrecion të plotë, sic e do ligji. Ka një rritje drastike të pasurisë së Llallës nga viti 2003 kur ka deklaruar pasurinë e deri tani. Ky hetim po kryhet nga Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Durrësit. Nuk dihet a do kemi një hetim në gjendje të lirë, sekuestrim pasurie a ndonjë masë tjetër.

Dyshime për Llallën janë rritur edhe se bëhet fjalë për një ullishte të blerë 9 vite më parë nga ai për 22 mln lekë, dhe tani ka kërkuar ta shesë për 50 mijë euro. Duhet parë se si ndryshon çmimi nga koha e blerjes dhe ajo e shitjes.

A rrezikon Llalla prangat?

Klodiana Lala: Të gjithë zyrtarët e lartë të dyshuar për korrupsion apo pastrim parash, gjykata ka operuar për masën e arrestit me burg. Nga praktika, prokuroritë kanë operuar me masë sigurie në mungesë për të mos i lënë mundësinë e daljes jashtë shtetit personit në fjalë. Nuk mund ta them definitivsht. Ai rrezikon deri në 7 vite për këtë vepër penale, por nëse faktohen akuza të tjera atëherë dënimi rritet

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LGBT në gjimnaze, Dom Artur Jaku: Mësuesja katolike u hoq nga shkolla, edhe pse s’foli kurrë për besimin
Kush është shqiptari i Cosa Nostra i arrestuar në Itali, kushëri i këngëtarit të famshëm (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.011259078979492
array(1) { ["section"]=> string(72) "befason-gazetarja-ja-sa-vite-burg-mund-te-denohet-adriatik-llalla-114747" }