Befason ISIS, lideri al-Baghdadi nuk ka vdekur (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 09:48 29-09-2017 Befason ISIS, lideri al-Baghdadi nuk ka vdekur (VIDEO)

Shteti Islamik ka publikuar një video 46 minutëshe të liderit të saj, Abu Bakr al-Baghdadi, i cili pretendohet se ka vdekur.

Sakaq, data e regjistrimit të videos nuk është e qartë.

Në video Bagdadi i referohet luftës gati 1- vjeçare për Mosulin, nga e cila ISIS u rrëzua në gusht pas gati 10 muaj luftimesh. Ai gjithashtu i referohet luftimeve për Hama në Siri, ku një shtytje në javët e fundit nga ushtria të udhëhequra nga Irani ka rrëzuar grupin terrorist nga pjesa më e madhe e fortesës së saj në një fshat në lindje të qytetit të tretë të Sirisë, shkruan The Guardian, raporton newsbomb.al.

 Më tej  lideri i ‘vdekur’  ka folur për  kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut si dhe çështjen e Rusisë për të  marrë kontrollin e procesit të paqes së Astana midis opozitës siriane dhe regjimit. Të dyja çështjet kanë qenë lajme kryesore gjatë gjithë vitit, por qëndrimi i Koresë së Veriut ka qenë veçanërisht i fuqishëm në javët e fundit.

Më herët Ushtria Ruse tha në qershor se po përpiqej të zbulonte nëse lideri i ISIS është ende gjallë apo jo. Ndërsa një komandant amerikan deklaroi muajin e kaluar se Baghdadi nuk është vrarë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedi, 22 të vdekur dhe 30 të plagosur në një stacion treni (FOTO)
Bëhen bashkë presidentët amerikanë, mungon Trump (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.012130975723267
array(1) { ["section"]=> string(57) "befason-isis-lideri-al-baghdadi-nuk-ka-vdekur-video-94121" }