Befason ministri iraken: Arkeologët tanë kanë zbuluar aeroportin 7,000 vjeçar e ndërtuar nga sumerët

Publikuar tek: bota, më 19:59 07-10-2016 Befason ministri iraken: Arkeologët tanë kanë zbuluar aeroportin 7,000 vjeçar e ndërtuar nga sumerët

Ministri i Transportit të Irakut, Kazem Finjan, ka befasuar me deklaratat e tij gjatë një konference për media, ku tha se arkeologët kanë zbuluar aeroportin e parë të botës, plot 7 mijë vjet i lashtë.

Finjan tha se aeroporti është ndërtuar nga “alienët antik”, sumerët, të cilët erdhën me anijet e tyre kozmike nga hapësira duke u ulur në Mesopotami ku edhe themeluan qytetërimin më të vjetër të botës.

Madje ai shkoi më tej duke thënë se falë kushteve atmosferike tepër pozitive që gjenden mbi luginën, dikur të begatë, sumerët u nisën me anijet e tyre kozmike për të zbuluar planete të tjera si Plutoni dhe planeti mitik Nibiru.

Deklaratat e tij nuk kanë kaluar pa humor megjithëse në sytë e gjurmuesve të shumtë të alienvëe, diçka e tillë është mëse normale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12323999404907
array(1) { ["section"]=> string(105) "befason-ministri-iraken-arkeologet-tane-kane-zbuluar-aeroportin-7-000-vjecar-i-ndertuar-nga-sumeret-55444" }