Befason Spartak NGJELA: Do të ndodhë BASHKIMI kombëtar, ja ‘uvertura’ për 2020-ën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:40 10-11-2019 Befason Spartak NGJELA: Do të ndodhë BASHKIMI kombëtar, ja ‘uvertura’ për 2020-ën Spartak Ngjela

Analisti politik Spartak Ngjela konsideron se ngritja e flamurit të Shqipërisë nga kandidati për kryeministër i Kosovës Albin Kurti dhe ngritja e SPAK-ut në Tiranë janë shenjë se shqiptarët po shkojnë drejt rrugës së bashkimit kombëtar.

Nëpërmjet një analize në profilin e tij në Facebook, Ngjela shkruan se vendosja e flamurit shqiptar në Prishtinë nga Kurti ‘’është dështimi i parë i madh edhe i Beogradit politik, por edhe i neoosmanit Erdogan në Ankara.’’
Për sa i përket hetimit të korrupsionit të zyrtarëve të lartë politikë në Shqipëri, Ngjela shkruan se SHBA-ja ka përgatitur një dosje perfektë për emrat e lidhur me korrupsionin në vendin tonë. Ai kërkon që të rinisë menjëherë proçedura për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, i cili sipas tij ka shkelur Kushtetutën duke çdekretuar 30 qershorin dhe më pas mandatoi 13 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Në përfundim, Ngjela i quan këto dy ngjarje si ‘’uverturë e arritjeve të mëdha të 2020-ës’’.

Mesazhi i publikuar nga Spartak Ngjela:
Flamuri kuqezi, si simbol i ngritur me qëllim të posaçëm nga kryeministri Albin Kurti në Prishtinë, dhe, bashkë me të, ngritja e SPAK-ut në Tiranë, janë dy ngjarje të lidhura dhe të ndodhura njëherësh për të sjellë bashkimin kombëtar shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

l.

Ka ardhur koha, dhe tani duhet ta theksojmë se në Prishtinë ka luajtur me forcë tendenca serbe kundër flamurit shqiptar. Flamuri shqiptar, kuqezi, është simboli kastriotian i shqiptarëve si etni arbërore dhe rrjedhojë direkte e vetëngjizjes kombëtare, për shpëtimin e popullit shqiptar nga asimilimi.

Flamuri kastriotian i kuq me shkabën dykrerëshe në qëndër të tij, është fakti historik i luftrave antiturke dhe simboli i gjallë i Rilindjes Kombëtare shqiptare.

Likuidimi i këtij flamuri simbol, është qëllimi aktual serbo-turk, për t'i quajtur turq shqiptarët e Kosovës.

Ardhja tani, me forcë dhe tendencë, e simbolit kastriotian në Prishtinë, është dështimi i parë i madh edhe i Beogradit politik, por edhe i neoosmanit Erdogan në Ankara.

ll.

SPAK do të likuidojë korrupsionin e lartë në Tiranë: të gjithë pushtetarët e korruptuar që kanë shitur edhe interesin kombëtar.

Do të dëgjohen shumë shpejt bëmat e tyre, që janë si: vjedhje pronash, urdhëra nga Beogradi për të krijuar islamin radikal në Shqipëri, falsifikime arkivale për ndryshim pronësie, djegie arkivash, shkatërrim i arsimit shqiptar, shitje të interesit kombëtar, bashkëpunim me krimin e rrugës dhe angazhimi i tij për vrasje me pagesë, etj.

Ekspertiza amerikane po sjell në Tiranë dokumentacion të përkryer antikorrupsion. Kurse, ndërkohë u bë e qartë se është hapur një proces penal për financimin rus dhe, për këtë, Lulzim Basha po shkon drejt procesit penal që po spikat si i degraduar qëllimisht nga dy prokurore. Por, nuk ka firmosur prokurori i tretë.

Janë naivë. Basha do të shkojë brenda muajit të hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Shumë mirë që e bllokoi njëri nga prokurorët, sepse SPAK-u do ngrihet brenda muajit.

lll.

Por, a do të kemi dhe të tjerë të korruptuar nëpër procese?

Sigurisht: këtë javë duhet të fillojë procesi për shkarkimin e Ilir Metës, dhe do të nisë grumbullimi i dokumentatave sipas emrave, për të gjitha bëmat që u renditën më lart.

Kjo është një kohë me impuls kombëtar. Fryma e re patriotike në Prishtinë dhe fillimi i proceseve antikorrupsion në Tiranë, po krijojnë fenomenin e ri panshqiptar për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Prishtina filloi kombëtarizimin real; Tirana po fillon pastrimin antikombëtar, dhe, po pritet ndërkohë që lëvizja e re në Shkup të deklarojë shpalljen e së vërtetës që, Maqedonia e Veriut është një shtet shqiptar me popullsi në shumicë shqiptare, por edhe me një pakicë bullgare që me dhunë i ka shtypur shqiptarët në 107 vjet rresht.

Kjo është uvertura e cila po iu prin ngjarjeve të vitit 2020 që po vjen..

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076501369476318
array(1) { ["section"]=> string(84) "befason-spartak-ngjela-do-te-ndodhe-bashkimi-kombetar-ja-uvertura-per-2020-en-185391" }