BEFASUESE/ Emërohet trajneri i skuadrës kosovare, firmos ish-ndihmësi i Contes

Publikuar tek: sport, më 19:05 08-09-2019 BEFASUESE/ Emërohet trajneri i skuadrës kosovare, firmos ish-ndihmësi i Contes

Vushtria është bërë me trajneri të ri. Pas largimit të Bekim Shotanit, klubi i Superligës së Kosovës zyrtarizon një trajner italian në pankinë.

Bëhet fjalë për Antonio Toma që para 10 vitesh ka punuar me Antonio Conten që aktualisht drejton Interin. Zyrtarzimi është bërë nga vetë klubi në faqen zyrtare.

Postimi i Vushtrisë:

Po e hapim një kapitull të ri, për herë të parë një trajner i huaj nënshkruan me Vushtrrinë

BENVENUTO ANTONIO TOMA

I lindur në Maglie të Italisë, tekniku 56 vjeqar, ish asisteni i njëri nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror Antonio Conte, në sezonin 200910 ishin së bashku pjesë e klubit të njohur italian Atalanta në Seria A, më pastaj për të vazhduar karierën në klubin tjetër të njohur Leçe, fillimisht si trajner i grupmoshave U19 për dy vite me rradhë dhe pastaj si kryetrajner në vitin 2013, strategu italian Leçen e kishte udhëhequr në 13 ndeshje në Serie C, duke arritur tetë fitore dhe tre barazime, për tu kthyer prap për tri vite tjera si trajner i grupmoshave të reja deri në vitin 2017!

Në verën e këtij viti, në mediat italiane ishte përfolur për një ribashkim të mundshëm në stafin e Contes tek Interi!

Ne i deshirojmë #MIRESEARDHJE dhe njëherit i urojmë shumë #SUKSESE , nga e Marta do të fillojnë seancat e rregullta stërvitore!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071020126342773
array(1) { ["section"]=> string(83) "befasuese-emerohet-trajneri-i-skuadres-kosovare-firmos-ish-ndihmesi-i-contes-177750" }