BEFASUESE/ Kosova pëson tjetër goditje të rëndë në arenën ndërkombëtare, refuzohet njohja nga një tjetër shtet

Publikuar tek: rajon, më 16:27 11-11-2019 BEFASUESE/ Kosova pëson tjetër goditje të rëndë në arenën ndërkombëtare, refuzohet njohja nga një tjetër shtet Selia e OKB-së në Nju Jork (SHBA)

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç bën me dije se Gana ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Zyrtari i lartë i diplomacisë së Serbisë e dha këtë lajm gjatë një interviste për një media serbe ku tha se në fundjavë kishte marrë një njoftim zyrtar se Gana nuk e njeh më Kosovën si shtet i pavarur.

‘’Është vendi më i madh deri tani që ka kthyer mbrapsht njohjen e Kosovës. Kanë popullsi 30 milionë banorë, 3 herë më të madhe se Serbia. Gana ka qenë një aleat tradicional i Serbisë që nga koha e Jugosllavisë. Ata janë një vend serioz dhe njoftimi që dërguan ishte i hartuar shumë më mirë sesa kërkesa. Fjalia e dytë se Gana e mori vendimin për tërheqjen e Kosovës si shtet i pavarur pasi qeveria e mëparshme ka gabuar me qëndrimin e saj duke dhunuar se Kapitullin e Helsinkit dhe Rezolutën 1244, kështu që ata do të vazhdojnë të respektojnë dialogun’’, shprehet Daçiç.

‘’Dua t’ju kujtoj se zyrtarët e Prishtinës i ndiqnin nga pas përfaqësuesit e Ganës nëpër korridoret OKB-së, madje thanë në Facebook se i kishin takuar’’, provokon ministri i Jashtëm i Serbisë.

Daçiç shton se qëndrimi zyrtar i Ganës për kthimin pas të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur mbërriti në adresën e Ministrisë së Jashtme të Serbisë në 7 nëntor, ndërsa 1 ditë pas këtë lajm e ka mësuar dhe Kosova.

Gana bëhet shteti i 16-ë që revokon njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0244460105896
array(1) { ["section"]=> string(115) "befasuese-kosova-peson-tjeter-goditje-te-rende-ne-arenen-nderkombetare-refuzohet-njohja-nga-nje-tjeter-shtet-185492" }