BEFASUESE/ Vranë Indrit ÇELAJN, zbulohen të dhëna tronditëse: Vëllezërit KUSI i shpëtuan operacionit të policisë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:27 02-09-2019 BEFASUESE/ Vranë Indrit ÇELAJN, zbulohen të dhëna tronditëse: Vëllezërit KUSI i shpëtuan operacionit të policisë (DETAJE) Skena e krimit dhe viktima Indrit Çelaj

Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, të akuzuar si autorët e vrasjes së teknikut të kondicionerëve Indrit Çelaj paraditen e 22 gushtit në Tiranë i kanë shpëtuar për mrekulli operacionit të policisë në 25 gusht.

Raportohet se të dy personat u larguan pas krimit drejt Vorës dhe më pas kanë ndaluar në qytetin e Korçës. Por, nuk dihet nëse kanë kaluar kufirin drejt Greqisë. Gjykata caktoi përGriseldo dhe Albano Kusin masën ‘’arrest me burg’’ në mungesë, e cila i hapi rrugë Interpol Tiranës për t’i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj, janë lënë në burg babai i vëllezërve Kusi, Bujar Kusi, Lorenc Veliaj (i cili pranoi fillimisht autorësinë e krimit pastaj zbuloi ngjarjen), Ferdinand Bakalli dhe Ali Kusi.

Indrit Çelaj u vra për shkak të një debati me Griseldo Kusin në shtëpinë e familjes Kusi, ku ai po montonte një kondicioner. Pas sherrit, Çelaj u qëllua  me plumb në kokë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03264594078064
array(1) { ["section"]=> string(123) "befasuese-vrane-indrit-celajn-zbulohen-te-dhena-tronditese-vellezerit-kusi-i-shpetuan-operacionit-te-policise-detaje-177072" }