Bëhen publike dy videot e ballafaqimit Doshi-Bami në Prokurori

Publikuar tek: aktualitet, më 23:59 09-07-2015

Në dy videot e bëra publike e ballafaqimeve mes deputetit Tom Doshi dhe Durim Bami në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Bami refuzon të pranojë me gojën e tij se kjo ngjarje është e vërtetë, madje një rast thekson se është montuar.

Në videon e parë shihet ajo q ëish-deputeti i PS-së ka sqaruar në media se Bami nëpërmjet gjesteve i ka treguar se persona të maskuar, për të cilët Doshi pretendon se janë efektivë të policisë, kanë kërcënuar familjen e tij.

Ndërsa në videon e dytë, Doshi hynë në dhomën ku ndodhej Durim Bami pasi largohet vëllai i këtij të fundit. Aty Doshi i kërkon Bamit që të pranojë të vërtetën ashtu siç është, por ai i përgjigjet se kjo është e sajuar.

Gjithsesi, nga të dyja videot kuptohet se Doshi dhe Bami kanë afrimitet të madh midis tyre.

Lexo edhe: Publikohet video e plotë e Durim Bamit në Prokurori, e quan “çështjen Doshi” inskenim

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet autori i dytë i grabitjes së bankës Credins në Durrës, policia e identifikon nga gjurmët
Foto-lajm/ Kontasti, tabela tregon gjelbërim por realiteti është betonizim »
Article Logic
Execution time: 0.014172077178955
array(1) { ["section"]=> string(68) "behen-publike-dy-videot-e-ballafaqimit-doshi-bami-ne-prokurori-15755" }