Bëhet 'nami' në Turqi, 120 të burgosur pozitiv me koronavirus

Publikuar tek: bota, më 14:23 28-04-2020 Bëhet 'nami' në Turqi, 120 të burgosur pozitiv me koronavirus

Covid-19 tashmë ka "depërtuar" edhe në burgje. Në Turqi gjendja paraqitet e rënduar.

Ministri i Drejtësisë,Abdulhamit Gul tha se deri më tani janë 120 të burgosur në Turqi të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai qetësoi qytetarët duke thënë se asnjë prej të infektuarve në burgje nuk është në gjendje të rëndë.

“Të gjithë të burgosurit po marrin trajtim në spital. Nuk ka asnjë të burgosur në një njësitë e kujdesit intensiv. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore”, theksoi Gul.

Ndërkohë nuk është bërë me dije se për cilat burgje të Turqisë bëhet fjalë, por kujtojmë që dy javë më parë, Gul tha se në burgje ishin 17 raste me koronavirus, ndërkohë që tre prej tyre humbën jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdes këngëtari i nominuar për 'Grammy', ishte i infektuar nga COVID-19
Venitet shpresa, rritet sërish numri i viktimave në Britani: Qindra të vdekur në 24 orë »
Article Logic
Execution time: 0.011564016342163
array(1) { ["section"]=> string(65) "behet-nami-ne-turqi-120-te-burgosur-pozitiv-me-koronavirus-204358" }