Pas një verë të gjatë në nxehtë dhe të thatë, vendi ynë përgatitet për një dimër me temperatura të ulta dhe rreshje intensive.
Sipas parashikimeve duke filluar që nga dita e premte Shqipëria do të mbizotërohet nga një front i ftohtë që do të vijë nga veriu i kontinentit i cili do të kalojë mbi rajonin e Ballkanit.
Parashikohet që në fundjavë do të krijohen kushte për mot më të ftohtë dhe reshje shiu dhe dita e shtunë do të jetë me mot dukshëm më i ftohtë, dhe me shi.
Ndërkohë në zonat malore mbi 1500m këtë fundjavë priten edhe reshjet e para të borës. Ndërsa të dielën do të ketë një përmirësim të lehtë të temperaturave dhe të situatës sinoptike.