'Bëja festat e shefave të këtyre pa lek', policia terrorizon këngëtarin shqiptar: Erdhën 30 veta, shtetrrethim, më shkatërruan mbrëmjen...(VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:14 30-03-2019 'Bëja festat e shefave të këtyre pa lek', policia terrorizon këngëtarin shqiptar: Erdhën 30 veta, shtetrrethim, më shkatërruan mbrëmjen...(VIDEO)

Këngëtari i njohur korçar Endri Prifti ka treguar përmes një video Live një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm pas një konceri.

Teksa shkonte për në shtëpi pas koncertit, Endri tregon se mbi 30 forca policie e kanë ndaluar në rrugë  dhe i kanë kërkuar të bëjë testin e alkoolit.

Sipas policëve, këngëtari kishte konsumuar alkool prandaj Endrit efektivët i kanë marrë makinë dhe e kanë çuar në Vaqarr tek konfiskimi i makinave.

Këngëtari shprehet i revoltuar për këtë veprim të policisë, pasi sipas tij është i padrejtë.

'Shteti ka ikur për lesh, këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra.

Kur këndoj unë, kur pi publiku do pi dhe unë se s' bën. Na trembën, sikur kisha vrarë ndonjë njeri. Ja i respektoja njëçikë unë këta po tani ma shpifën fare, nuk shikojnë se ç' bëhet me qeverinë po merren me mua.

Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta. Sot bënin sikur nuk më njohin, herët e tjera sa herë më shikonin pam 20-çën unë në xhep. Sot ishin çetë e madhe' tregon mes të tjerash gjatë videos live në Facebook Endri.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E DHIMBSHME/ Varfëria është 'ulur këmbëkryq' në shtëpinë e 3 motrave në Kërrabë: Kemi frikë se mos na bie tavani...
E mohoi tre ditë më parë, Salianji pranon vëllain nga nëna: Është në emigrim prej 21 vitesh, ka ndërruar emër... »
Article Logic
Execution time: 0.013620853424072
array(1) { ["section"]=> string(142) "beja-festat-e-shefave-te-ketyre-pa-lek-policia-terrorizon-kengetarin-shqiptar-erdhen-30-veta-shtetrrethim-me-shkaterruan-mbremjen-video-158477" }