BEJRUT/ Shifra e të vdekurve shkon 157 persona, 5000 të plagosur, ndërsa kryeqyteti libanez gjendet nën protesta të dhunshme

Publikuar tek: bota, më 12:58 07-08-2020 BEJRUT/ Shifra e të vdekurve shkon 157 persona, 5000 të plagosur, ndërsa kryeqyteti libanez gjendet nën protesta të dhunshme Pamje nga shperthimi ne Bejrut

Bejruti nuk po gjen qetësi. Përpos shpërthimit katastrofik, që nga dita e djeshme kanë nisur protesta të dhunshme ku kërkohet dorëheqja e qeverisë.

Autoritetet thonë se deri tani numri I të vdekurve ka prekur shifrën e 157 personave dhe mbi 5000 të plagosur, ndërkohë që forcat e sigurisë që po përballen me protestuesit, kanë hedhur gaz lotsjellës kundër njerëzve që kërkojnë largimin e qeverisë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

E ndërkaq, krahas menaxhimit të situatës dhe mbështetjes mbarëbotërore që po drejtohet drejt Bejrutit, vazhdojnë edhe hetimet për incidentin tragjik të tre ditëve më parë. 16 persona përgjegjës janë arrestuar pas shpërthimit, ndërkohë që ish-kapiteni I anijes që kishte sjellë nitratin në Bejrut fajëson autoritetet libaneze për shpërthimin.

Ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve NNA raporton se protestuesit u kanë vendosur zjarrin shumë dyqaneve dhe kanë hedhur gurë ndaj forcave të policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010464191436768
array(1) { ["section"]=> string(128) "bejrut-shifra-e-te-vdekurve-shkon-157-persona-5000-te-plagosur-ndersa-kryeqyteti-libanez-gjendet-nen-protesta-te-dhunshme-216387" }