Bejruti nuk gjen qetësi pas tragjedisë, protesta të dhunshme dhe përleshje me policinë: Është koha të shpërthejmë

Publikuar tek: bota, më 17:29 08-08-2020 Bejruti nuk gjen qetësi pas tragjedisë, protesta të dhunshme dhe përleshje me policinë: Është koha të shpërthejmë

Mijëra libanezë të zemëruar nga udhëqesëit e tyre kanë dalë në rrugë, pas shpërthimit në Bejrut që i mori jetën të paktën 154 personave.

Mediat e huaja bëjnë me dije se protestuesit janë përleshur me policinë, ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës.

Dy ministra janë përpjekur të vizitojnë lagjet e dëmtuara nga shpërthimi, por protestuesit nuk i kanë lënë të afrohen.

"Pas tre ditësh pastrimi, heqje rrënojash është koha ta lëmë zemërimin tonë të shpërthejë dhe t'i ndëshkojë ata që nuk mbajnë përgjegjësi për këtë tragjedi", është shprehur një nga protestuesit.

Nga shpërthimi i madh në Bejrut kanë humbur jetën 154 persona, kanë mbetur të plagosur 5.000 persona, ndërsa janë lënë të pastrehë rreth 300.000 të tjerë.

Qeveria i ka premtuar se do t’i gjejë përgjgjësit, por protestuesit janë shprehur se nuk kanë aspak besim tek fjalët e tyre.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078918933868408
array(1) { ["section"]=> string(118) "bejruti-nuk-gjen-qetesi-pas-tragjedise-protesta-te-dhunshme-dhe-perleshje-me-policine-eshte-koha-te-shperthejme-216509" }