Bejtja i tha Bashës: “Je bërë si editor i sociales te Mapo”, vjen përgjigja nga këshilltari, përfshihet edhe Çim Peka: Kjo do bythë

Publikuar tek: politike, më 13:29 08-08-2017 Bejtja i tha Bashës: “Je bërë si editor i sociales te Mapo”, vjen përgjigja nga këshilltari, përfshihet edhe Çim Peka: Kjo do bythë

Analisti Andi Bejtja ditën e sotme ironizoi politikën indiferente të Lulzim Bashës sa i takon të bërit opozitë.

Ndërsa ngriti pyetjen kush është lideri i PD-së...Bejtja tha se duket sikur lider i opozitës është vetëm Petrit Vasili i LSI-së, ndërsa Basha "editor i sociales te Mapo".

I menjëhershëm është reagimi i këshilltarit t të kryedemokratit Basha, Edi Lesit me të cilin, furishëm ka replikuar edhe gazetari Cim Peka i cili në mënyrë të beftë, që pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit i është kundërvënë kryedemokratit.

Lesi i kujton analistit një deklaratë të hershme sipas të cilës Basha nuk duhet të dilte nga 2-3 herë nëpër deklarata por me ç’duket edhe kjo ka qenë ironi e Bejtjes e nuk është kuptuar drejt.

“Andi Bejtja, kanë qenë 4 vite që PD kishte çdo ditë të gushtit 2 deri më 3 denoncime, nga ato të fortat me emra dhe me fakte, përfshirë dhe të dielat, po kjo nga disa shkencëtarë të PR u cilësua si demode dhe e lodhshme, madje edhe redaksitë e lajmeve shprehnin një farë pakënaqësie se s’kishin shumë hapësirë dhe ti je dëshmitar për këtë.

Shumë denoncime s’duhen, pak denoncime jo, si i bëhet hallit. Lypset me qenë i drejtë me rrethanat dhe historinë kur gjykon”, i kundërpërgjigjet këshilltari i Bashës.

“E thjeshtë fare. Kryeministri i vendit ka rënë në grepin e partnerëve si kryetrafikanti i drogës, shefi i opozitës hesht. Zhdukini ata “shkencëtarët” e PR-së e bëni opozitë. Kaq o Edo, kaq e thjeshtë është nuk ka nevojë për receta. Kjo do bythë.

Të dy dyshojmë që ai miku ynë i ka.

PS.Merrja pass te Fb e bëni ndonjë postim të paktën se edhe Lek Plepi e ka më aktive faqen se ai qarramani që kemi në krye të opozitës”, i shkruan Çim Peka këshilltarit të Bashës i cili i replikon sërish:

lesi.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023559093475342
array(1) { ["section"]=> string(131) "bejtja-i-tha-bashes-je-bere-si-editor-i-sociales-te-mapo-vjen-pergjigja-nga-keshilltari-perfshihet-edhe-cim-peka-kjo-do-bythe-88548" }