Bekim Balaj i jep fund lidhjes me prezantuesen shqiptare, shkak kontrata e re

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:44 08-10-2016 Bekim Balaj i jep fund lidhjes me prezantuesen shqiptare, shkak kontrata e re

Edhe pse aktualisht po shkëlqen në fushë, jeta private e Bekim Balajt nuk është në ditët e saj më të mira. Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare i ka dhënë fund lidhjes së tij më shumë se një vjeçare me prezantuesen e njohur Elita Rudi.

Në fakt, çifti është përpjekur vazhdimisht ta mbante këtë raport jashtë vëmendjes mediatike, por fotot dhe miqtë e tyre i kanë “tradhtuar” duke konfirmuar muaj më parë për “Bluetooth” lidhjen.

E ndonëse raporti mes tyre dukej si një romancë nga ato të konsoliduarat, që do të celebrohej një ditë, në fakt, ata i kanë dhënë fund, të paktën kështu kanë rrëfyer miqtë e Balajt dhe Elitës, sipas të cilëve arsyeja e ndarjes është kontrata e re e futbollistit.

“Të dy e dinin që, nëse Bekimi do të largohej në Rusi, lidhja do të përfundonte. Elita nuk e përballonte dot një lidhje në distancë. Gjatë kohës që Balaj punonte në Kroaci ajo shkonte shpesh ta takonte, por deri në Rusi është e pamundur”, thonë burimet, të cilat theksojnë faktin se për shkak të regjimit që i duhet një futbollisti dhe stërvitjeve të përditshme e ka të pamundur të udhëtojë shpesh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.43414711952209
array(1) { ["section"]=> string(82) "bekim-balaj-i-jep-fund-lidhjes-me-prezantuesen-shqiptare-shkak-kontrata-e-re-55482" }