Terek Groznit. Sulmuesi e ka dhënë vetë lajmin natën e djeshme, teksa shkruan: ‘’Zyrtarisht lojtar i Terek Grozny. Faleminderit Shkumbin Qormemeti që bëri të mundur këtë transferim!!!’’.
Kontratën Balaj e ka firmosur në rezidenës e Kombëtares në Francë. Ekipi i Terek Grozny-t luan në superligën ruse për kryeqytetin e Çeçenisë.
‘’Panorama Sport’’, zbulon transaksionet në llogarinë e Balajt: ‘’Klubi çeçen ka derdhur në arkën e kroatëve të Rijekës një shumë prej 550 mijë eurosh për të blerë kartonin. Nga ana tjetër, sulmuesi do të përfitojë në total 800 mijë euro për dy sezone. Në kontratën e 25vjeçarit mësohet se janë të përfshirë edhe shumë bonuse, qoftë për golat gjatë sezonit, por objektivat e klubit, si dhe detaje të tjera ekstra, që lidhen me apartamentin dhe automjetin që do të ketë në dispozicion. Në total i gjithë transferimi ka shkuar 1.35 milionë euro.’’