'Bekoi' Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, noterja: Kjo është detyra ime dhe unë nuk mund ta refuzoj

Publikuar tek: aktualitet, më 14:07 14-11-2019 'Bekoi' Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, noterja: Kjo është detyra ime dhe unë nuk mund ta refuzoj Miranda Xhemalçi

Pak orë pas publikimit të betimit të bërë nga Arta Vorpsi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka folur noterja Miranda Xhemalçi.

Në një deklaratë për gazetarët, kjo e fundit shprehet se ka bërë vetëm detyrën njësoj si me të gjithë qytetarët e tjerë.

'Më ka paraqitur një deklaratë të hartuar jashtë zyrës time noteriale dhe më vjen me deklaratën si çdo qytetar tjetër dhe unë vetëm kam vërtetuar nënshkrimin e saj. E hodhi firmën në praninë time duke më vënë në dijeni për çfarë bëhet fjalë.

Kam legalizuar vetëm nënshkrimin e Arta Vorpsit, kjo është detyra ime dhe unë nuk mund ta refuzoj. Mu paraqit me kartë identiteti, verifikova kartën në sistem dhe unë kam bërë vërtetimin e nënshkrimit të firmës së saj', tha Xhemalçi.

Ditën e sotme, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04053807258606
array(1) { ["section"]=> string(117) "bekoi-arta-vorpsin-si-anetare-te-gjykates-kushtetuese-noterja-kjo-eshte-detyra-ime-dhe-une-nuk-mund-ta-refuzoj-185877" }