Belgjika lë të lirë ish-liderin e Katalonias, Puidgemont

Publikuar tek: bota, më 17:25 06-11-2017 Belgjika lë të lirë ish-liderin e Katalonias, Puidgemont

Ish-udhëheqësi i Katalonias, Carles Puidgemont dhe katër kolegë të tij janë liruar përkohësisht, por duhet t’u përmbahen disa kushteve.

Ata do të qëndrojnë brenda territorit të Belgjikës, si dhe duhet të paraqiten tek autoritetet nëse do t’u kërkohet. Njoftimi u dha sot nga zëdhënësja e prokurorisë së Brukselit.

Puidgemont dhe katër ish-ministra të qeverisë së shpërbërë të Katalonias kërkohen nga autoritetet në Spanjë, ndërsa akuzohen për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Zëdhënësja e prokurorisë së Brukselit tha se kufizimet nuk i ndalojnë zotit Puidgemont të zhvillojë takime apo të marrë pjesë në aktivitete, për sa kohë që këto ndodhin brenda territorit të Belgjikës, shkruan Zëri i Amerikës. Kjo nënkupton që ai është i lirë të bëjë fushatë për pavarësinë përpara zgjedhjeve të 21 dhjetorit.

Të pesë personat iu vetëdorëzuan dje policisë belge, pasi u lëshua një urdhër arresti evropian. Brenda 15 ditëve, ata pritet të paraqiten para një gjykate belge.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I ngriti gishtin e mesit Donald Trump, nëna e dy fëmijëve e pëson keq
Arrestohen 2 trafikantët shqiptarë me kokainë në Itali, cili ishte gjesti që i “tradhëtoi” »
Article Logic
Execution time: 0.010258197784424
array(1) { ["section"]=> string(61) "belgjika-le-te-lire-ish-liderin-e-katalonias-puidgemont-98565" }