Belgjika pranë katastrofës shëndetësore, tejmbushen shtretërit e kujdesit intensiv

Publikuar tek: bota, më 16:09 27-10-2020 Belgjika pranë katastrofës shëndetësore, tejmbushen shtretërit e kujdesit intensiv

Belgjika është në prag të një katastrofe nga koronavirusi pasi një zyrtar i lartë i shëndetësisë paralajmëron se në më pak se dy javë, vendi do të vuajë nga mungesa e shtretërve të kujdesit intensiv.

Sipas "Sciensano", Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, javën e kaluar janë raportuar më shumë se 13.000 raste në ditë.

Në një konferencë përshtyp për mediat vendase, zëdhënësi belg për luftën kundër korovarirusit, Yves Van Laethem, paralajmëroi se nëse qytetarët nuk ndërgjegjësohen dhe nuk ndryshojnë sjellje atëhere njësitë e kujdesit inensiv do të arrijnë kapacitetin e tyre prej 2.000 pacientësh në 15 ditë.

“1000 shtretër të kujdesit intensiv nga 1.250 që janë planifikuar për t’u zënë, janë duke u përdorur. Rastet e pranimeve të pacientëve në spital dhe kujdes intensiv po dyfishohen çdo tetë ditë.

Duhet të merret një vendim nëse vendi duhet të mbyllet përsëri përpara fundit të javës dhe nëse Belgjika nuk shikon rënie të shtrimeve nëpër spitale, duhet të vendosen masa më strikte”, shtoi Laethem.

Kujtojmë se javën e kaluar, qeveria belge kufizoi orarin e lëvizjes nga ora 24:00 deri në 05:00, ndaloi organizimin e eventeve amatore sportive dhe eventet profesionale duhet të zhvillohen pa audiencë.

Shteti me 11.5 milion banorë ka shënuar në total 333,718 raste dhe 10,899 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO/ Ky është momenti kur EKZEKUTOHET me raketë ministri i Mbrojtjes në Armeni
Pas shumë polemikave SHBA zgjedh Kryegjyqtaren e Gjykatës Supreme, betohet Amy Coney Barrett, Trump me një ‘armë’ më shumë në zgjedhje »
Article Logic
Execution time: 0.0097558498382568
array(1) { ["section"]=> string(88) "belgjika-prane-katastrofes-shendetesore-tejmbushen-shtreterit-e-kujdesit-intensiv-225375" }