Belinda Balluku, ish-shefja në Bashkinë e Tiranës ‘zbraz’ ALBCONTROL Sha, TENDER 12 mln lekë për të blerë 100 plepa

Publikuar tek: aktualitet, më 17:40 15-03-2018 Belinda Balluku, ish-shefja në Bashkinë e Tiranës ‘zbraz’ ALBCONTROL Sha, TENDER 12 mln lekë për të blerë 100 plepa

Tender 12 milionë lekë për të jeshiluar projektin e Pyllit Orbital.

Ish-shefja e zyrës së marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës, tashmë drejtore e 'Albcontrol sha' ose siç njihej më herët, Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA), Belinda Balluku, është e gatshme të financojë gjelbërimin me lëkët e institucionit.

“Objekti i kontratës, marrëveshje kuadër për financimin e blerjes së 100 plepave për projektin e pyllit Orbital, Bashkia Tiranë”, thuhet në dokumentet e tenderit. Vlera totale e kontratës së Albcontrol Sha është 12 milion lekë.

Në fakt do qe e udhës që punonjësit, nëse dëshironin, mund të kontribuonin vullnetarisht me aq sa mundeshin por mesa duket, Balluku nuk ka dashur “t’i sikletosë”.

Kështu me një procedurë të shpejtë, me paratë e shtetit ka gjelbëruar Pyllin Orbital me 100 plepa, e pse jo i ka kujtuar Bashkisë së Tiranës përmes “qokës” 12 milionëshe se nuk e harron faktin që ka punuar dikur aty.

 

anta.jpganta1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097908973693848
array(1) { ["section"]=> string(118) "belinda-balluku-ish-shefja-ne-bashkine-e-tiranes-zbraz-albcontrol-sha-tender-12-mln-leke-per-te-blere-100-plepa-113369" }