Ben Blushi: Jam për të rrëzuar qeverinë mediokre të Ramës

Publikuar tek: politike, më 23:26 17-03-2016

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, deputeti Ben Blushi është pyetur nga gazetarja Anila Basha lidhur me qëndrimet kontestuese të tij brenda PS-së, të cilat vazhdojnë prej vitesh. Blushi është përgjigjur se nuk do të zbresë nga “autobusi” i PS-së deri në momentin kur të rrëzohet në greminë, por ai po përpiqet që kjo të mos ndodhë.

“Nëse kërkon se do të zbresë nga autobusi, sepse autobusi po shkon në greminë, këtë do ta bëjë ditën që autobusi do shkojë në greminë, por unë po përpiqem ta ndalojë. Kjo është fabula ime”, tha deputeti.

I pyetur nga Blendi Fevziu nëse PS është afër greminës, Blushi theksoi se qeveria po e drejton vendin shumë keq. 

Akuzave të Taulant Ballës se ndryshe flet në parti dhe ndryshe në publik, Blushi i është përgjigjur se: “Në çdo parti ka edhe ballistë edhe partizanë dhë unë jam partizan. Këto janë banilitete që unë nuk jam mësuar ti komentoj”, tha ai.

Deputeti socialist ka theksuar se kërkon të rrëzojë qeverinë e Ramës, që ai e konsideron mediokër.

“Kjo është një qeveri e paaftë, nuk hyj në një qeveri me Edi Ramën, larg qoftë. Njerëzit që po qeverisin Shqipërinë janë mediokër, nuk mundet që të futem në një qeveri me këta njerëz. Jam për të rrëzuar këtë qeveri, por jo për të rikthyer PD, në këtë vend nuk ka opozitë. Rama është kryeministri i vetëm në botë, që ndanë më shumë tesera partie se vende pune” u shpreh Blushi.

Blushi ka rrëfyer bisedën e bërë me një socialist, i cili i ka thënë se i përgjojnë telefonin. “Po bisedoja me një socialist dhe ai më tha se kishte djalin të papunë. Çfarë po kërkon nga unë i thashë, se në rast se unë ndërhyj, atëherë djali jot mund të mos hyjë as për 10 vite të tjera në punë. E di këtë më tha, por ty të përgjojnë telefonin. Unë dua një nder nga ty, që të flasim tani bashkë në telefon dhe të të shajë, sepse kështu mund të më përmirësohet biografia”, deklaroi Blushi.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093481540679932
array(1) { ["section"]=> string(62) "ben-blushi-jam-per-te-rrezuar-qeverine-mediokre-te-rames-35373" }