Ben Blushi shpall kandidatutën përballë Ramës për PS: Kam të dhëna se po trukohet kongresi

Publikuar tek: politike, më 09:08 29-01-2016 Ben Blushi shpall kandidatutën përballë Ramës për PS: Kam të dhëna se po trukohet kongresi Edi Rama e Ben Blushi ne nje nga mbledhjet e kryesise

Ben Blushi shpall zyrtarisht kandidimin e tij përballë Edi Ramës në kongresin e ardhshëm. Por me dy kushte apo kërkesa: nëse do të ketë garë të ndershme, dhe ata që duhet të zgjedhin kryetarin, pra delegatët, të mos zgjidhen nga kryetari. 

“Kam të dhëna se zgjedhësit po trukohen. Duhet të ketë një proces të drejtë delegatësh” tha kandidati i vetëshpallur përpara Ramës.

“Kam dashur të flas por nuk kam ku të flas” tha Blushi I cili akuzoi Ramën dhe aparatin e PS se gjithmonë e më rrallë bën mbledhje kryesie e asambleje ku socialistët të mund të flasin.

Në platformën e tij ai tha se nuk do të ketë prishje të koalicionit me LSI, por do të ketë një ridimensionim të kësaj marrëdhënie. “Sesi do të jetë ajo, do ta shohim nëse do të kemi një proces të tillë” tha Blushi.

A është ai vetëm në aksionin e nisur brenda partisë? “Jo nuk jam vetëm. Ka me qindra e mijëra që mendojnë si unë. Nuk kanë ku të flasin” tha Ben Blushi.

Neni 30 i Statutit të Partisë Socialiste përcakton se mandati i kryetarit të partisë është katër vjet. Ai ndërpritet para kohe kur kryetari i partisë jep dorëheqjen apo kur humbet zgjedhjet e përgjithshme. 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009119987487793
array(1) { ["section"]=> string(95) "ben-blushi-shpall-kandidatuten-perballe-rames-per-ps-kam-te-dhena-se-po-trukohet-kongresi-31229" }