Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë.
Policia ka arrestuar në flagrance Harilla Balli, 53 vjeç, banues në fshatin Zvërnec.
Mësohet se për motive të dobëta ky person ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij shtetases Dh.B., 56 vjeçe, e cila për pasojë të dëmtimeve të marra ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”.