Një 42 vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë tatuazh në barkun e tij, portretin e kryeministrit britanik Boris Johnson. Nuk do të pendohem kurrë për këtë ka thënë Kenny Wilding.
42 vjeçari ka zbuluar për mediat britanike se e ka bërë tatuazhin e veçantë për të mbledhur fonde në ndihmë të një mikes së tij, e cila vuan nga kanceri dhe një klinikë në SHBA i kishte dhënë shpresë për kurim.
Familja e Megan Smith shpreson të mbledhë 150,000 £ për të ndihmuar 25-vjeçaren, e cila u diagnostikua me sëmundjen e rrezikshme në janar 2019.
Wilding, nga Kidderminster Worcestershire, tha se ai donte të bënte diçka për të ndihmuar Smith në shansin e saj të fundit të mbijetesës dhe mendoi se një tatuazh i Boris Johnson do të "mbledhë shumë para".
“Unë mendoj se Bozza (Boris Johnson) është një legjendë dhe kurrë nuk kam parë dikë me një tatuazh të tij. Unë kurrë nuk do të pendohem që e bëra atë siç ishte për një vajzë të re aq të veçantë”, u shpreh ai pas tatuazhit.