‘Bën thirrje për turbullira’, deputeti i PS: Deklaratat e Lubonjës, të dënueshme me kod penal

Publikuar tek: politike, më 15:03 25-11-2017 ‘Bën thirrje për turbullira’, deputeti i PS: Deklaratat e Lubonjës, të dënueshme me kod penal

Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja ka thënë se deklaratat që analisti Fatos Lubonja bën në studiot televizive, janë të dënueshme nga kodi penal.

Gjatë një debati në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Manja akuzoi Lubonjën se përpiqet të krijojë turbullira publike duke pretenduar se Shqipëria është në luftë.

“Ai nuk jeton këtu, ai jeton në hënë. E kupton çfarë flet ai? Këto që thotë ky janë të dënueshme nga kodi penal.

Janë thirrje për krijim turbullirash publike. Duke dhënë një realitet imagjinar, se e ka në kokë atë, tenton të krijojë turbullira publike në një shtet ku funksionon ligji. Ka të paktën katër vjet në studio që Shqipëria për këtë është luftë”, u shpreh Manja.

Lubonja u përgjigj duke thënë se në Shqipëri ka luftë mes bandave politike dhe kjo është arsyeja përse shqiptarët janë të dytët në Evropë, pas sirianëve, sa i përket kërkesave për azil.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019516944885254
array(1) { ["section"]=> string(95) "ben-thirrje-per-turbullira-deputeti-i-ps-deklaratat-e-lubonjes-te-denueshme-me-kod-penal-100691" }