Bënë ekspertim të rremë të aksidentit, SHÇBA arreston dy oficerët e policisë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:53 07-02-2017 Bënë ekspertim të rremë të aksidentit, SHÇBA arreston dy oficerët e policisë (EMRAT)

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA) ka arrestuar dy oficerë të policisë për ekspertim të rremë të një aksidenti të ndodhur me 21.11.2016. Dy oficerët janë: N/komisar Viktor Dulaj, officer i policisë Gjyqësore dhe Ramazan Veseli specialist shërbimi.

NJOFTIMI nga SHÇBA: 

Tiranë - SHÇBA arrestoi 2 oficerë të policisë, për ekspertim të rremë të një aksidenti rrugor Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë ekzekutoi urdhër ndalimet e Prokurorisë për 2 punonjës policie të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nën akuzat për “Falsifikim dokumentesh”, “Ekspertim i rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Dy punonjësit e policisë, të arrestuar nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, janë:

- N/Komisar Ramazan Veseli, me detyrë specialist shërbimi, përgjegjës seksioni i parandalimit dhe sigurisë në linja jashtë qytetit, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

- N/Komisar Viktor Dulaj, me detyrë oficer i policisë gjyqësore, seksioni i hetimit të aksidenteve rrugore, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Ngjarja për të cilën akuzohet ata ndodhi në 21 nëntor 2016, në rrugën “Prokop Mima”, në Tiranë, ku gjatë një aksidenti rrugor mbeti i aksidentuar rëndë shtetasi L.L. Veprimet e para hetimore në lidhje me këtë aksident janë kryer nga dy të ndaluarit Viktor Dulaj dhe Ramazan Veseli.

Por nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se veprimet e kryera nga këta oficerë nuk ishin në përputhje me rrethanat faktike dhe për rrjedhojë kanë sjellë favorizimin e autorit të aksidentit. Në këto kushte nga ana e Prokurorit të çështjes u nxorën urdhrat e ndalimit, të cilat u ekzekutuan menjëherë nga ana e SHÇBA-së, për veprat penale “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ekspertim i rremë” të parashikuar nga nenet 301, 186/3 dhe 309 të K.Penal. Hetimet lidhur me këtë ngjarje vazhdojnë.

INFORMACION NGA PROKURORIA TIRANË (NGJARJA)

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e një oficeri të Policisë Gjyqësore të Qarkullimit Rrugor në Tiranë, si edhe të një eksperti auto-teknik, të dyshuar se kanë kryer veprat penale të “Fallsifikimit të dokumentave”, “Veprimeve që pengojnë të vërtetën” dhe “Ekspertimit të Rremë”.

Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Tiranës janë ekzekutuar gjatë mesditës së sotme nga ana e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për shtetasit Viktor Dulaj, me funksion oficer i Policisë Gjyqësore në Qarkullimin Rrugor Tiranë, si edhe të ekspertit Ramazan Veseli.

Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, rezulton se:

Më datë 22:11:2016, është paraqitur në Prokurorinë Tiranë referimi  nga  policia gjyqësore në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë,

Në këtë referim, oficeri i policisë gjyqësore deklaron se me datë 21.11.2016 rreth orës 23:10, është njoftuar salla operative e Drejtorisë së Policisë Tiranë se në rrugën “Prokop Mima”, kishte ndodhur aksident rrugor.

Në aksident ishin përfshirë mjeti tip Nisan Micra me targa AA xxxx LH i drejtuar nga shtetasja I. M. dhe mjeti motor me targa AB xxx, që drejtohej nga shtetasi L.L. Si pasojë e përplasjes ka ardhur humbja e gjymtyrës së poshtme, këmbës së majtë të shtetasit L.L.

Në referimin e policisë rrugore është shkruar më tej se, “pasi u kryen veprimet e para procedurale rezultoi se shtetasja I.M. ishte duke levizur me mjetin e saj tip Nisan Micra me targa AA xxx LH në rrugën “Tish Daija” në drejtim të Kristalit. Në kryqëzimin me rrugën që vjen nga Kristali dhe rrugën e mbyllur paralel me unazën, shtetasja ka ndaluar, ka kontrolluar rrugën dhe ka vënë re që nuk kishte makina. Sapo është futur në rrugë, ka ardhur me shpejtësi një motorr dhe është përplasur me mjetin e shtetases I.M, si pasojë e përplasjes ka ardhur humbja e gjymtyrës së poshtme të shtetasit L.L.

Gjatë marrjes në pyetje shtetasi L.L ka deklaruar se me datë 21.11.2016 ka qënë duke drejtuar motorrin Gilera me targë AB xxx.  Kur është afruar pranë Kristalit dhe do të vazhdonte lëvizjen në drejtim të rrugës “Komuna e Parisit” ka parë një makinë të ndaluar që vinte nga e majta e tij, ka ngadalësuar shpejtësinë dhe kur është futur në kryqëzim i ka dhënë gaz për të dalë shpejt nga kryqëzimi. Në atë kohë është nisur edhe makina e cila e ka përplasur. Ndërsa motorri ka mbetur i ndezur në trotuar, atë e kanë ndihmuar disa djem për të hequr kaskën dhe pasi ka telefonuar gruan dhe avokatin ka pritur ardhjen e ambulancës.

Shërbimet policore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases I.M. Ky ishte materiali i përcjellë në Prokurorinë e Tiranës për referim nga  

Në nëntor 2016, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit përsonal “Arrest në burg” me afat 20 ditë të parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal. Ky afat mbaron me datë 14.11.2016.

Oficeri i policisë gjyqësore me vendimin për kryerjen e ekspertimit autoteknik ka caktuar si ekspert autoteknik shtetësin Ramazan Veseli.

Me datë 24.11.2016 është administratuar akti i ekspertimit autoteknik datë 24.11.2016 i realizuar nga ekspertimi i sipërpërmendur, në të cilin theksohet se: “ .....2- mekanizmi i ngjarjes është:

...duke ndertuar skicen me shkallë dhe kqyr tabelen fotografike si dhe referuar pozicioneve përfundimtare të pozicioneve të mjeteve rrugore kuptohet qartë se drejtuesja e Nisan Mikres ka ndaluar para se të dalë në kryqëzim, ndërsa drejtuesi i motorcikletës ka hyrë në këtë kryqëzim pa kujdesin e nevojshëm dhe pa ndaluar dhe pa kontrolluar rrugën para se të hynte në këtë kryqëzim, ndërkohë që kryqëzimi ishte i zënë nga një mjet tjetër dhe po kryente manovren në përputhje të plotë me kërkesat e rregullave të qarkullimit rrugor........”. Pra siç konstatohet eksperti autoteknik nuk ka përcaktuar sinjalistikën rrugore, nëse ka, si dhe nuk ka përcaktuar nëse levizja e mjeteve është bërë në përputhje më këtë sinjalistikë. Gjithashtu nuk është përcaktuar nëse në rastin konkret janë respektuar nga ana e drejtuesve të mjeteve rregullat e përparësisë referuar nenit 143 të Kodit Rrugor.

Në këto kushte në kuadër të hetimeve paraprake ishte e nevojshme kryerja e riekspertimit autoteknik  me grup ekspertesh  me qëllim përcaktimin eventual të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e pjesëmarrsve në aksidentin rrugor. Është administruar akti i riekspertimit autoteknik.

Gjatë rimarrjes në pyetje shtetasi L.L. deklaron se me datë 21.11.2016 ka qënë duke u kthyer nga puna, qëndra e së cilës ndodhet në zonën e Kombinatit, në drejtim të banesës së tij me mjetin tip motor. Është futur tek ura e quajtur “Ura e Selitës” pasi ka levizur nëpër rrugica ka dalë në rrugën “Robert Shvarc” dhe më pas është kthyer majtas në rrugën “Prokop Mima”. Në anën e tij të majtë ka patur qëndren “Kristal”.

Ai deklaron se ka qënë duke levizur me shpejtësi rreth 40-50 km/orë. Kur ka arritur tek kryqëzimi i rrugës “Prokop Mima” me rrugën “Tish Dahia”, pranë bankës “NBG: bank, nga ana e majtë e tij, nga rruga “Tish Dahia” ka dalë një automjet, duke e goditur në mes të rrugës. Si pasojë e goditjes ai ka humbur këmbën e majtë. Ai menjëherë ka njoftuar punonjësin e policisë shtetasin Tan Gegaj.

Gjithashtu deklaron se skica e vendit të ngjarjes e hartuar nga oficeri i policisë gjyqësore Viktor Dulaj nuk është bërë në përputhje me rrethanat faktike. Në këtë skicë përcaktohet se ai ka qënë duke drejtuar mjetin e tij në rrugën paralele me qëndren “Kristal” dhe me autostradn e re, e cila emertohet si rruga “Hasan Alla”, por shtetasi Lazim Latifi deklaron se ai ka qënë në rrugën “Prokop Mima”.  Këtë gjë ai i ka thënë këtij oficeri edhe gjatë marrjes në pyetje në ambjentet e spitalit.

Oficeri i policisë gjyqësore Viktor Dulaj i ka thënë atij se ai e di si rregullohen punët në Shqipëri dhe jëkohësisht fjalët e tij i shoqëronte me gjeste të duarve, duke nënkuptuar dhënien e lekeve.

Janë administruar pamjet filmike nga të cilat rezulton se shtetasi L.L ka qënë duke levizur në rrugën “Prokop Mima” dhe jo në rrugën paralele me qëndren “Kristal” dhe me autostradn e re, e cila emertohet si rruga “Hasan Alla, si është bërë skica e vendit të ngjajres dhe aktet e tjera të përbëjnë aktet e para procedurale. Gjithashtu rezulton se drejtuesja e mjetit shtetësja I.M. nuk ka ndaluar kur ka hyre në kryqëzim.

Është bërë kqyrja e rrugës “Hasan Alla”, nga e cila rezulton se ajo është e bllokuar në nuk është e mundur kalimi i mjeteve në atë rrugë.

Pra siç rezulton oficeri i policisë gjyqësore Viktor Dulaj ka ndryshuar vendin e ngjarjes, dhe ka kryer veprime të cilat kanë penguar në zbulimin e së vertetës.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka qënë edhe eksperti  Ramazan Veseli, i cili ka marrë pjesë në të gjitha veprimet procedurale, dhe pastaj ka bërë aktin e ekspertimit autoteknik, i cili është bërë duke u bazuar në të dhëna të rremë dhe ka dhënë një rezultat të rrëmë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flakët përfshijnë banesën tre katëshe në Tiranë, zjarrfikësit në vendngjarje
Qëllohet me armë pranë bashkisë Laç, i plagosuri në gjendje kritike dërgohet me urgjencë drejt Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.015671014785767
array(1) { ["section"]=> string(87) "bene-ekspertim-te-rreme-te-aksidentit-shcba-arreston-dy-oficeret-e-policise-emrat-68024" }