Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar në Maroussi të Athinës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi të dy akuzohen për një sërë vjedhjesh të kryera në bashkëpunim.
Bëhet me dije se policia ka kryer arrestimin e 35 vjeçarit pas një denoncimi të bërë nga një çift të moshuarish që janë grabitur nga 2 shqiptarët.
Mësohet se ata u kanë marrë të moshuarve çantën me para që kishin me vete.
Pas arrestimit të njërit prej grabitësve gjatë kontrolleve u konfiskua motoçikleta e autorëve, mjete të ndryshme për vjedhje, doreza, një pistoletë me gaz, dy helmeta motorësh, një kapuç dhe një telefon.
Mësohet se dy shqiptarët kanë grabitur në mënyrë sistematike në zonën e Atikës në Athinë.