Bënë për spital punonjësit e policisë, arrestohen 4 vlonjatë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:02 22-07-2019 Bënë për spital punonjësit e policisë, arrestohen 4 vlonjatë (EMRAT)

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit Armando Dredhaj, 36 vjeç, për veprime të mëtejshme si i dyshuar për një vepër penale.

Në momentin që punonjësit e policisë do kryenin shoqërimin 36 vjeçarit, kanë ndërhyrë për t'i penguar shokët e këtij shtetasi të cilët kanë kundërshtuar me dhunë shoqërimin e shokut të tyre në Polici, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në ndihmë të punonjësve të policisë kanë shkuar shërbimet e tjera të policisë, të cilat kanë bërë shoqërimin e personave në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• Armando Dredhaj 36 vjeç, banues në Vlorë

• Daniel Mucaj 25 vjeç, banues në Vlorë.

• Sebastian Naqelari, 23 vjeç, banues në Vlorë.

• K. M., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.33150482177734
array(1) { ["section"]=> string(72) "bene-per-spital-punonjesit-e-policise-arrestohen-4-vlonjate-emrat-172933" }