Bënin 'kërdinë' me vjedhje, arrestohet 24 vjeçari, në kërkim dy të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:15 12-02-2019 Bënin 'kërdinë' me vjedhje, arrestohet 24 vjeçari, në kërkim dy të tjerë

Policia e Peqinit ka arerstuar një 21 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë të dyshuar për një sërë vjedhjesh.

Në pranga është vënë shtetasi I.J., 24 vjeç, banues në Has, Kukës, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S.

Nga veprimet hetimore të kryera, nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.

Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në 3 banesa në Peqin, si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sëbashku me ciklomotorin dhe disa sende të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme .

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12667107582092
array(1) { ["section"]=> string(75) "benin-kerdine-me-vjedhje-arrestohet-24-vjecari-ne-kerkim-dy-te-tjere-152461" }