Policia e Tiranës ka arrestuar sot shtetasin Bajram Kallmacaku, 20 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është pjesë e një grupi përgjegjës për gabitjen e disa pikave të karburanteve në Durrës dhe Shijak.
Kallmacaku ishte shpallur në kërkim pasi më datë 09.01.2017, rreth orës 01.30, në rruge nacionale Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të "Fllakës", dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, nën presionin e armëve dhe dhunës, të ketë vjedhur 65.000 lekë në një pikë shitje karburanti "I-P-Oil".
Më herët janë arrestuar nga policia dy bashkëpunëtorët e 20 vjeçarit, shtetasit Klajdi Pupa dhe Florian Thana.