Benoit Hamon, i majti që kërkon Presidencën franceze, mbështetës i eutanazisë dhe legalizimit të hashashit

Publikuar tek: bota, më 09:56 30-01-2017 Benoit Hamon, i majti që kërkon Presidencën franceze, mbështetës i eutanazisë dhe legalizimit të hashashit

Benoit Hamon është kandidati i Partisë Socialiste që do të kërkojë të zëvendësojë në krye të Elizesë presidentin Francois Hollande. Hamon fitoi në raundin e dytë të garës brenda partisë përballë Manuel Vllas, duke siguruar kandidimin për zgjedhjet presidenciale.

Benoit Hamon, 49 vjeç, ka qenë anëtar i Parlamentit Europian, Ministër i Ekonomisë Sociale dhe Ministër për Arsimin Kombëtar.

Duke qenë se i përket të njëjtës parti si presidenti Hollande, i cili ka mbështetjen më të ulët në histori, Hamon konsiderohet jo favorit përballë kandidatëve Francois Fillon i së djathtës, radikales Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron.

Megjithatë, disa qëndrime të 49 vjeçarit për shpërndarjen e të ardhurave bazike për të gjithë qytetarët, shkurtimin e punës në 35 orë dhe investimet në energjinë e rinovueshme do ta mbajnë atë të fuqishëm në garën presidenciale.

Hamon kërkon gjithashtu pranimin e etuanazisë dhe legalizimin e kanabisit, dy çështje që do shkaktojnë shumë debate.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070641040802002
array(1) { ["section"]=> string(110) "benoit-hamon-i-majti-qe-kerkon-presidencen-franceze-mbeshtetes-i-eutanazise-dhe-legalizimit-te-hashashit-67082" }