Bënte namin me vjedhje në Kavajë, arrestohet hajduti i 4 banesave

Publikuar tek: aktualitet, më 11:33 14-08-2019 Bënte namin me vjedhje në Kavajë, arrestohet hajduti i 4 banesave Foto ilustruese

Zbardhen 4 vjedhje banesash, të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës dhe vihet në pranga hajduti.

Blutë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël të Kavajës.

Ky person, muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa, në të cilat ka marrë vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.

Kavajë/ Njoftimi i policisë:

Zbardhen 4 vjedhje banesash, të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës.

Zbardhja pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Shëtitësi 1"

Në pranga 29 - vjeçari i cili kryente vjedhje banesash të ndryshme.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të bërë me metoda speciale të hetimit, organizuar dhe finalizuan operacionin "Shëtitësi 1", ku u bë e mundur zbardhja e 4 rasteve të vjedhjes së banesave të mdryshme në Kavajë.

Si rezultat i operacionit u bë ndalimi  i shtetasit: B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas  muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa , në të cilat ka  vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.

Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të B. A

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12589502334595
array(1) { ["section"]=> string(71) "bente-namin-me-vjedhje-ne-kavaje-arrestohet-hajduti-i-4-banesave-175297" }