Bënte sekserin në universitetin e Korçës, Gjykata jep vendimin për Xhevi Dervishin, në burg pedagogu (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:18 17-10-2020 Bënte sekserin në universitetin e Korçës, Gjykata jep vendimin për Xhevi Dervishin, në burg pedagogu (EMRI) Xhevi Dervishi - Alket Dino

Gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Xhevi Dervishin, i cili shërbente si sekser në Universitetet e Korçës, dhe bëntë ndërmjetësimin e studentëve me pedagogët.

Për masën “arrest shtëpie” ka ndikuar edhe gjendja shëndetësore e tij, madje ai paraqiti fakte në gjykatë që të qendrojë në “arrest shtëpie”.

GJKKO më parë la në burg pedagogun e Universitetit ‘Fan Noli’, Alket Dino. Dino akuzohet se u merrte para studentëve në këmbim të një note kaluese.

Pedagogu Alket Dino dhe sekseri Xhevi Dervishi u arrestuan në flagrancë më 24 shtator 2020 nga Policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u merrnin para studentëve për t’ju dhënë provimet.

Siç njoftoi Policia asokohe, pas arrestimit, pedagogu Dino dhe sekseri Xhevi Dervishi janë kapur në afërsi të Fakultetit me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088291168212891
array(1) { ["section"]=> string(110) "bente-sekserin-ne-universitetin-e-korces-gjykata-jep-vendimin-per-xhevi-dervishin-ne-burg-pedagogu-emri-224140" }