‘Benz’-i humb kontrollin dhe përplas 17-vjeçaren, e mitura me urgjencë në spitalin e Traumës (Emri dhe Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:32 22-01-2017 ‘Benz’-i humb kontrollin dhe përplas 17-vjeçaren, e mitura me urgjencë në spitalin e Traumës (Emri dhe Foto)

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë drejtimit të mjetit tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një 17-vjeçare.

Burime zyrtare të polcisë bëjnë me dije se  është arrestuar shtetasi Ardit Xhakrosa, 20 vjeç,  banues në njësinë Administrative Rukaj-Mat.

Arrestimi i tij  u bë pasi ky shtetas në aksin rrugor 'Kryqëzimi i spitalit'  të qytetit të Burrelit, duke drejtuar automjetin tip "Mercedez Benz",  ka humbur kontrollin mbi automjet  duke aksidentuar shtetasen A.K, 17 vjeçe, e cila në momentin që është përplasur nga automjeti ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.

17-vjeçarja është transportuar  për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat,  për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

mat7.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr me thika mes dy të rinjve, përfshihen familjarët dhe mbetet i plagosur një person
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkojnë në Rinas për një qëllim të rëndësishëm (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0096139907836914
array(1) { ["section"]=> string(109) "benz-i-humb-kontrollin-dhe-perplas-17-vjecaren-e-mitura-me-urgjence-ne-spitalin-e-traumes-emri-dhe-foto-66262" }