Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë vetëm pak orë pas mesnate.
Burime të policisë bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Mertisht, të Divjakës ku automjeti tip ‘Benz’ është përplasur me një murë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen Jovan Rrushi, 22 vjeç.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.