Benzi del nga rruga dhe përplas 3 këmbësorë, vdes 35-vjeçarja (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 04-01-2019 Benzi del nga rruga dhe përplas 3 këmbësorë, vdes 35-vjeçarja (EMRI) Nga vendngjarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë.

 

Mësohet se 21-vjeçari Orges Meto, i cili drejtonte mjetin tip "Benz" ka dalë nga rruga dhe ka përplasur tre persona, për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçare e identifikuar si Leonarda Boro.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09.20 pranë liqeni në fshatin Mursi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.01.2019, rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi, automjeti “Benz-2500” me drejtues shtetasin O.M, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë, ku si pasojë shtetësia L.B, 35 vjeçe ka ndërruar jetë në vend ndërsa dy shtetasit e tjerë S.S 33 vjeç dhe G.S, 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimit të rrethanave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen eksplozivi në një bankomat në Urën Vajgurore, grabiten paratë
Vijon largimi i emigrantëve, rradhë e gjatë në doganën e Kapshticës »
Article Logic
Execution time: 0.011958837509155
array(1) { ["section"]=> string(72) "benzi-del-nga-rruga-dhe-perplas-3-kembesore-vdes-35-vjecarja-emri-147471" }