Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Fier – Lushjne me pasojë plagosjen e dy personave.
Dy të plagosurit ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Smart” në momentin që janë përplasur nga automjeti Benz që drejtohej nga shtetasi Endrit Sabedino.
Të plagosurit janë dërguar në spital me dëmtime të lehta ndërsa drejtuesi i Benzit, Sabedino është shoqëruar në polici.