Benzi përplaset me Fordin në Elbasan, plagosen 4 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 21:36 05-09-2019 Benzi përplaset me Fordin në Elbasan, plagosen 4 persona Foto ilustruese

Katër persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan si pasojë e një aksidenti rrugor ku janë përfshirë dy mjete.

Raportohet se një mjet tip Mercedes Benz GL është përplasur me një mjet tjetër tip Ford, ndërsa të plagosur kanë mbetur katër shtetas. Nuk dihet ende si është gjendja e tyre, dhe as nëse të katërt personat e plagosur kanë qenë në mjetet që u përplasën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098180770874023
array(1) { ["section"]=> string(62) "benzi-perplaset-me-fordin-ne-elbasan-plagosen-4-persona-177453" }